Konfiskohen produkte me afat të skaduar në Drenas

Drenas | 16 Shk 2017 | 13:15 | Nga

Drejtoria për Inspeksion në Drenas ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të qarkullimit në treg të disa produkteve nga prodhuesit “Bawella” me prejardhje nga Turqia, cilat janë me data të skadimit të ndryshuara dhe të dyshimta.

Në këtë aksion është bërë kontrolli sanitar rreth artikujve ushqimorë dhe atyre higjenik në të gjitha lokalet afariste në komunën e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi e asgjësimi i artikujve ushqimorë dhe higjenik me afat të skaduar.

Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të konfiskuar është në vlerë prej 291 76 €, raporton Ekonomia Online.

“Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontroll kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi nr. 2003/22”, thuhet në njoftim të komunës së Drenasit.

“Kërkojmë nga qytetarët e komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorit”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme