Ekonomia Online
FUNDIT

Konfiskohen produkte pa afat në kompaninë që importoi mishin 12 vjet të vjetër nga Belgjika

Konfiskohen produkte pa afat në kompaninë që importoi mishin 12 vjet të vjetër nga Belgjika

Policia e Kosovës së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) kanë konfiskuar të martën në kompaninë “Euro Ida” nga Rahoveci afro 1800 kilogramë mish pule me afat të skaduar, shkruan sot Koha Ditore. E njëjta kompani kishte importuar në vitin 2016 mbi 60 mijë kilogramë mish nga Belgjika, një e treta e së […]

Policia e Kosovës së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) kanë konfiskuar të martën në kompaninë “Euro Ida” nga Rahoveci afro 1800 kilogramë mish pule me afat të skaduar, shkruan sot Koha Ditore.

E njëjta kompani kishte importuar në vitin 2016 mbi 60 mijë kilogramë mish nga Belgjika, një e treta e së cilës ishte kapur nga autoritetet e Kosovës dhe ishte asgjësuar, meqë përbënte rrezik për konsumatorët. Së fundi edhe autoritetet belge kanë zbuluar skandalin me mishin e prishur.

Është konfirmuar se nga ky skandal janë prekur disa vende të Evropës, përshirë edhe Kosovën.

Bastisjen e kësaj kompanie dhe konfiskimin e mishit i ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Të ngjashme