Konfiskohet një armë në një lokal

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 11:33 | Nga

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll në një lokal, me ç’rast urdhër kontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në lokalin i cili ndodhet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, personat që gjendeshin brenda posedonin armë.

Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të lokalit ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë, e cila ishte hedhur në një kthinë të lokalit, ndërsa më vonë është vetë-paraqitur personi i dyshuar A. H., 24 vjeçar, i cili ka pranuar se armën në fjalë e kishte në posedim, për të cilën nuk kishte leje përkatëse.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme