Konfiskohet para të falsifikuara

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 10:31 | Nga

Dy punëtore në dy banka në Prishtinë, kanë raportuar se kanë hasur në monedha të falsifikuara.

Njëri rast thuhet se ka ndodhur gjatë deponimit nga një person të cilit i është konfiskuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar nga njësitet policore, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë raportohet se punëtorja në një bankë gjatë numërimit të parave në pranim ka vërejtur se dy kartëmonedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të dy kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme