Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, thuhet në një komunikatë për media.
Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan , dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë me datën 31.07.2018 është kryer kontroll në depon në fjalë.
Thuhet se gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.
Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.
– Verë Chardanay 192 shishe ,
– Verë Krstac 360 shishe ,
– Verë Vranac 3396 shishe ,
– Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse ,
– Rafta metalik 9 (nëntë) cope ,
– Fotokopje Color 9 (nëntë) cope ,
– Kompresor 1 ( një ) cope ,
– Vaj motorik 15w40 – 2915 lit. ,
– Vaj hidraulik HL68 – 300 lit. ,
– Tretës Nitro – 14.628 lit. , .
Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë.