Një adoleshent ka mbetur i plagosur me armë pas një konflikti mes disa të rinjve. Sipas informacioneve paraprake, është plagosur në këmbë 17-vjeçari me iniciale J.H. Ai ëshrë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një 24-vjeçar me iniciale Z.Q. ka pësuar dëmtime si pasojë e goditjeve me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Fushë – Mëzezë në rrugën “Lisi” në Tiranë.
Grupi hetimor i policisë së kryeqytetit dyshon se autor i dushuar i kësaj ngjarje është një person me iniciale I.E., i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Shkaqet e konfliktit mes të rinjve janë të paqarta, teksa po punohet për zbardhjen e plotë.
Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J.H, 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z.Q 24 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I.E ku po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.