Kongresi Amerikan arrin marrëveshje për ta ndëshkuar Rusinë

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 11:19 | Nga

Liderët e të dy partive në Kongresin Amerikan kanë arritur marrëveshje për një legjislacion të ri i cili mundëson sanksione të reja për ta ndëshkuar Rusinë për përzierje të dyshuar në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA.

Po ashtu, legjislacioni i ri do të t’ia kufizojë ndjeshëm kompetencat presidentit Donald Trump për t’i hequr sanklsionet kundër Rusisë.

Trump ka thënë në të kaluarën se ka nevojë për liri demokratike për të vepruar me Kremlinin.

Koha e Trumpit në zyrën e presidentit amerikan është kërcënuar nga pohimet se Rusia u përpoq t’i ndikojë zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Moska mohon çdo akuzë, por disa hetime amerikane janë duke u kryer ndaj dyshimeve se ekipit i Trumpit bashkëpunoi fshehurazi me zyrtarët rusë.

Ndërkohë, mediat amerikane shkruajnë se marrëveshja dypartiake flet për përkushtimin në Kongresin Amerikan për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, pavarësisht pikëpamjeve të Trumpit.

Presidenti mund ta përdorë veton ndaj këtij legjislacionit, por duke e bërë një gjë të tillë Trump do të ngrehte dyshime se ai është përkrahës i madh i Kremlinit.

Në anën tjetër, nëse e nënshkruan atë, atëherë Trump do ta miratonte legjislacionin të cilin administrata e tij e kundërshton.

Senatori Ben Cardin, demokrati më i lartë në Komitetit e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme