Kongresi amerikan miraton rezolutën për shkarkimin e Trumpit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Kongresi amerikan sot votoi rezolutën për mënyrën se si do të vazhdonte të ndiqte penalisht presidentin Donald Trump në hetimin për shkarkim.

Rezoluta për hetimin për shkarkim të Trumpit mbërriti nivelin mazhoritar të mbështetjes, duke marrë të paktën 228 vota yea [po], dhe kjo do të çelë rrugën për dëgjimet publike, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Donald Trump po hetohet për shkarkim pas skandalit të tmerrshëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pasi ishte dëgjuar në telefon duke e shantazhuar.

Trump i kërkonte ukrainasit të hetonte për korrupsion Joe Bidenin dhe djalin e tij në mënyrë që t’i jepte ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh.

Folësja e Kongresit, Nancy Pelosi, deklaroi se demokracia amerikane ishte në rrezik me këtë rast dhe se duhej t’i shkonin deri në fund.

Të ngjashme