Kongresisti amerikan Keith Self u bëri thirrje Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë të njohin Kosovën, duke folur në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Këto partnere të NATO-s i bashkohen Kinës, Rusisë dhe Serbisë në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës,” tha Self, duke shtuar se pa njohje nuk ka rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë.
Self, Torres dhe Lawler prezantuan gjithashtu një rezolutë për mbështetjen e integrimit të Kosovës në NATO.
Në të njëjtën seancë u mbështet edhe nisma për emërtimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë me emrin e kongresistit të ndjerë Eliot Engel, mik historik i Kosovës.