Në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, Glauk Konjufca ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se kërkesa e pozitës për unitet për dialogun Kosovë-Serbi është e paarsyeshme, sepse, sipas tij, vetë negociatori i këtij dialogu është figurë përçarëse, raporton Ekonomia Online.
“Javën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një deklarate të papranueshme nga presidenti, i cili u shpreh që Kosovën e presin vendime të dhimbshme”.
“Vuçiqi për Thaçin mendon që paraqet faktor të rëndësishëm për marrëveshje të majme. Presidenti mendon që nëse dikush nga fuqitë e mëdha dëshiron ta heqë, ai mendon që e ka në dorë stabilitetin e rajonit. Ky proces është i rëndësishëm, mirëpo ngutia më shumë i përket cv-së sesa stabilitetit. Këto ditë është dëgjuar thirrja nga pozita për të krijuar unitet, kjo është ironike sepse vetë Thaçi është figurë përçarëse”, deklaroi Konjufca.