Konjufca i reagon Haxhiut që e teproi me vetëlavdërimin e Vetëvendosjes – “Ngadalë se mësysh”

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën plenare, pasi e përfundoi fjalën e saj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ishte duke folur për raportin e “World Project Justice”, teksa u shpreh krenare për punën e qeverisë Kurti.

Ajo u shpreh se në Kuvend nuk ka pasur kurrë opozitë më të fortë se Vetëvendosje, dhe Kosova kurrë nuk ka pasur Qeveri më të fortë se kjo e tanishmja.

Pas replikave e kundër-replikave të Haxhiut me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit.

Glauk Konjufca ka ironizuar me debatin mes tyre, sidomos me vetëlavdërimin e bashkëpartiakes së saj.

“Pse nuk po i ndani ngapak meritat? Albulenë, e monopolizove krejt, edhe në opozitë më të mirët, edhe në qeveri më të mirët. Ngadalë se mësyshi pastaj”.

Raporti për sundim të ligjit i cili ka renditur Kosovën në vendin e parë të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit nga Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP), ka përplasur të enjten pushtetin e opozitën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kanë këmbëngulur se dy palët kanë meritat kryesore për renditjen e Kosovës në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”.

Haxhiu, u shpreh se përmirësimi në rangim ka ardhur falë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për herë të parë duhet ta pranoni që nuk përmenden ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, gjejeni një fjali që thotë ndërhyrje politike dhe unë jap dorëheqje. Përmenden interferimet, por jo ndërhyrje politike”.

“Në vend që të na i pengoni reformat që i kemi nisur ju ftoj të na bashkoheni në rrugën që kemi nisur. Asnjë skandal korruptiv sepse shkeljet që i kemi gjetur i kemi adresuar në prokurori”, deklaroi Haxhiu.

Por, për këtë i është kundërpërgjigjur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë se kjo ka ardhur nga një opozitë konstruktive në kritika.

“Ka ndryshuar situata sepse opozita është përmbajtjesore, nuk është demagogjike, nuk është shpifëse, nuk është intrigante. Nuk shkojmë me raportu e me qajt. Nuk keni lënë ambasadë pa shku me qu letra. Prandaj po, ka raporte pozitive sepse kemi një opozitë të shëndoshë në Kuvend”, u shpreh Musliu.

Pas Musliut, u përgjigj sërish Haxhiu duke thënë se, “organizatat ndërkombëtare nuk bëjnë raporte me të nime”.

Por, ajo u shpreh se në Kuvend nuk ka pasur kurrë opozitë më të fortë se Vetëvendosje, dhe Kosova kurrë nuk nuk ka pasur Qeveri më të fortë se kjo e tanishmja.

Pas replikave e kundër-replikave ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit.

Glauk Konjufca ka ironizuar me debatin mes këtyre dy të fundit.

“Pse nuk po i ndani ngapak meritat? Albulenë, e monopolizove krejt, edhe në opozitë më të mirët, edhe në qeveri më të mirët. Ngadalë se mësyshi pastaj”.

Musliu sërish reagoi duke shtuar se LVV është “vetëm për opozitë”.

“Si Qeveri jeni dëshmuar që s’ia keni haberin”.

Haxhiu, refuzoi të kundërpërgjigjet duke thënë se ka mbetur pa tekst dhe nuk do të replikojë.

Debati është zhvilluar paradite, kur Vetëvendosje dhe përkrahës të saj e prezantuan rangimin në vendin e 57-të, për sundimin e ligjit nga WJP, si një sukses të madh, pasi u tha se ka ngritje për 3 vende nga viti i kaluar. Por, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se në fakt Kosova ka rënie të sundimit të ligjit prejse Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet. Ai ka thënë se në vitin 2020 (në kohën e kryeministrit Hoti) Kosova ishte renditur e 54-ta në këtë indeks, më 2021 (kur në pushtet erdhi VV) ra në vendin e 60-t-të dhe tash është bërë progres për tri pozicione krahasuar me vjet, por tri pozita më keq se parvjet.

Të ngjashme