Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.

Në platformën X, ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

Të ngjashme