Konjufca kujton prillin e vitit 1999: Vetëm gjatë atij muaji më shumë se 1500 jetë të shuara mizorisht

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës përmes një postimi në facebook ka kujtuar prillin e vitit 1999 në Kosovë.

Konjufca ka shkruar se vetëm gjatë këtij muaji më shumë se 1500 janë vrarë mizorisht e shumë shtëpi janë djegur me trupa të njerëzve të gjallë.

“Vetëm gjatë atij muaji më shumë se 1500 jetë të shuara mizorisht, fëmijë, gra e pleq, vëllezërit e motrat tona të masakruara dhe të zhdukura me dhunë nga ushtria, policia dhe paramilitarët e Serbisë. Shtëpitë digjeshin bashkë me trupat e njerëzve të gjallë”

“Sot, 23 vite pas, le t’i kujtojmë Lybeniqin, Gjakovën, Mejën, Sopinë, Kralanin, Qypevën, Rezallën, Kaçanikun, Lubizhdën, Sllovinë, Poklekun, Çikatovën e Vjetër, Ribarin e Vogël, Koliqin, Hallaçin e Vogël, Grashticën, Dobroshin, Korenicën, Guskën dhe shumë vendbanime tjera si dëshmi e masakrave më të pamëshirshme, barbarizmit dhe gjenocidit të Serbisë pushtuese në Kosovë”.

Kryeparlamentari ka thënë se dëshmorët dhe martirët janë kujtimi ynë i përmotshëm dhe drita e pashuar e lirisë së Republikës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme