Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e Kuvendit ka folur për vdekjen e Astrit Deharit dhe Naser Makollit në burgjet e Kosovës.
Deputeti Konjufca ka hedhur dyshime se dikush i ka fabrikuar provat për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.
“Për vdekjen e Astrit Deharit dhe Naser Makollit fajtor është Ministria e Drejtësisë. Kush dha urdhër nga pushteti për të vrarë Astritin, kush i fabrikoi provat dhe kush dha urdhër”, pyeti Konjufca.