Glauk Konjufca ka marrë detyrën e ushtruesit të presidentit të vendit, pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të legjislaturës së tetë, raporton Ekonomia Online.
Atij detyra i është dorëzuar nga ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Konjufca do të mund ta mbajë detyrën si u.d. i presidentit më së largti deri në muajin maj. Nëse pas kësaj kohe nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.
Vjosa Osmani ka bërë dorëzimin e detyrës tashmë të kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Gjatë dorëzimit të detyrës, Osmani ka uruar Konjufcën për zgjedhjen kryetar e Kuvendit, me ç’rast theksoi se e presin punë shumë të mëdha.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se sot mund të ndodhë mandatimi i Kurtit për kryeministër
“Për nga mosha jemi të njëjtë dhe e ka kryer me shumë përgjegjësi detyrën e u.d të presidentit dhe jam i nderuar për këtë përgjegjësi që po ma dorëzoni. Mua më vjen mirë që u hap rruga për institucionet e Kosovës që të shkojmë për hapat e tjerë, por edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës. Për gjithçka do të lajmëroheni dhe nuk e përjashtojmë se mund të ndodh sot”, tha ai.