Konjufca nderon të rënët e 9 prillit të vitit 1999 në Kaçanik

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë.

Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri.

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.

Të ngjashme