Në fillim të seancës së parë të sesionit vjeshtor, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjarët që vdiqën si pasojë e Covid-19, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të Kuvendit të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet tona gjithë familjarëve që këtë kohë kanë vdekur nga Covid-19”, tha Konjufca.
Kurse kryetarja e Grupi Parlamentar të VV-së, Mimoza Kuaari-Lila, kërkoi që vaksinimi të jetë më masiv.
“Më e madhe sfida, duhet të jetë edhe mobilizimi jonë. Sfida tjera janë mirëqenia, krijimi i mirëqenies në të cilën po kalon vendi. Kemi parë një rritje të numrit por edhe të të vaksinuarve”, tha ajo.
Ajo ka përmendur edhe vendimin për shtesa ndaj lehonave, raporton EO.
“Vendimi i Qeverisë për lehonat, është vendim jo që ndihmon familjet tona. Qeveria sa po iu bëri thirrje për punësim në borde të ndërmarrjeve publike”.
“Për t’u kthyer në normalitet, të gjithë duhet të vaksinohemi, ku i kemi edhe zgjedhtë komunale, ku iu bëj thirrje të gjithë kandidatëve që t’i respektojnë masat”, tha Kusari-Lila.