Konjufca: Nuk ishte tërheqje e projektligjit, por një votim

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 16:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se ketë demarkacion kaq të gabueshëm asgjë nuk e përshkruan më mirë se ikja e turpshme e kryeministrit, duke konfirmuar dështimin e këtij demarkacion në kuvend.

“Unë sot do ta konsiderojë këtë votim dhe pse dështoi demarkacioni janë pesë faktor që dua t’i falënderojë, siç është populli i Kosovës, ekspertët e pavarur-profesorët e Universitetit të Prishtinës, pastaj aktivistët që po vuajnë në burgje, deputetët e LDK-së dhe PDK-së që e bënë të pamundur që Qeveria mos t’i ketë numrat, dhe në fund falënderoj opozitën, duke mos kursyer trysninë e Qeverinë, bënë që demarkacioni të mos votohet sot dhe unë do ta konsiderojë si një votim që është votuar e nuk ka kaluar”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme