Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se marrëveshjen e demarkacionit do ta kundërshtojnë me argumente.
Ai shtoi se nuk është i sigurt nëse për këtë kundërshtim do të përdoret gazlotsjellës, raporton Ekonomia Online.
“Mendoj që Murat Meha duhet të marrë përgjegjesi për gabimet e veta. Kosova duhet ta shpëtojë territorin e vet”.
“Ne do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje përmes argumenteve tona. Nuk jam i sigurt nëse do të ketë gaz lotsjellës”.
“Ne i kemi sjellur nënshkrimet t’i kujojmë kryeministrit se me çfarë premtime ka ardhur në pushtet”.
Konjufca ka thënë se mendon që asnjë nga deputetët e Grupit të Pavarur të Deputetëve që para pak ditësh u ndanë nga Grupi Parlamentar i VV-së, nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit.
“Mendoj se asnjë nga GDP nuk do ta votojë këtë marrëveshje”.