Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, i ka dërguar një letër urimin kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
“I nderuar z. Konjufca,
Së bashku me kolegët e mi në UNKT, dëshirojmë t’ju përcjellim urimet tona të sinqerta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit.
Ne shpresojmë të punojmë ngushtë me ju, me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe komisionet përkatëse të Kuvendit, në avancimin e angazhimeve të përbashkëta drejt zbatimit të Kornizës sonë të KB për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe të vazhdojmë luftën kundër pandemisë COVID-19, por gjithashtu t’i forcojmë përpjekjet për një shoqëri të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të begatë dhe të drejtë. Të gjitha këto qëndrojnë në zemër të SDG-ve dhe Agjendës 2030.
Ne jemi të gatshëm të angazhohemi për të avancuar drejt SDG-ve, të frymëzuar nga përpjekjet e ripërtërira në nivel global, për t’i përshpejtuar rezultatet në këtë “Dekadë të Veprimit”, duke mos lënë askënd prapa”, ka thënë Richardson në letrën e saj.