Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovës, Zahir Tanin, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit.
“I nderuar z. Konjufca,
Me rastin e inaugurimit të kësaj legjislature të re, unë ju shkruaj për t’ju përgëzuar për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe emërimin tuaj si ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës.
Në emrin tim dhe në emër të UNMIK-ut, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm. Ju lutemi sigurohuni që UNMIK-u është gati që t’ju ofrojë juve dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, çdo mbështetje dhe ndihmë në përputhje me mandatin tonë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Me kënaqësi pres që të bashkëpunojmë për të gjitha çështjet që janë me interes të ndërsjellë”, ka thënë Tanin në telegramin e tij.