Konjufca pret në takim ambasadoren e Estonisë, Joesaar-Ruusalu

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadoren e Estonisë, Janne Joesaar-Ruusalu, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Të ngjashme