Konjufca priti në takim ambasadoren e Letonisë, Elita Kuzma

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur këtë të martë në takim ambasadoren e Letonisë, Elita Kuzma.

Sipas raportit zyrtar, Konjufca e uroi për detyrën e re në krye të misionit diplomatik letonez në Prishtinë.

Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorja Kuzma disktuan lidhur me bashkëpunimin që Kosova dhe Letonia kanë sendërtuar ndër vite midis tyre, si dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme