Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas raportimit të mbrëmshëm se nuk ka respektuar masat anti-Covid.
Ai ka thënë se mbrëmë disa portale kanë raportuar se nuk ka respektuar masat kundër virusit duke marrë pjesë në një darkë me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, foto e cila sipas tij është nga 17 shkurti, transmeton Periskopi.
Konjufca ka treguar aktivitetin e tij gjatë ditës, duke thënë se është për keqardhje që po ‘sulmohet’ pozita shtetërore e Kryetarit të Kuvendit.