Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se masakrat e kryera në Kosovë nga shteti serb janë akte të gjenocidit, raporton Ekonomia Online.
Konjufca me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë, kur bëri homazhe te pllaka përkujtimore në oborrin e Kuvendit, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shtoi se Serbia ka bërë krim të dyfishtë me zhdukjen e atyre që i ka vrarë e masakruar.
Sipas tij, s’mund të ketë liri pa drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë, duke shtuar se është obligim i institucioneve që të punohet që kryesit e krimeve të marrin dënimin e merituar, raporton EO.
“Të gjitha masakrat që i ka kryere Serbia janë akte të gjenocidit. Serbia ka var gra, fëmijë e pleq, ka bërë krimi të dyfishtë me zhdukjen e tyre. Në Serbi ka m dhjetar varreza masive që janë gjetur edhe pas luftës, shumë prej tyre janë fshehur e nuk janë treguar, këtë e di veç shteti serb”.
“Ne kemi dal për t’i nderura të gjithë të zhdukurit me dhunë, e kemi obligim që jo vetëm t’i nderojmë, por të bëjmë çmos që drejtësi të ndodh, s’mund të ketë liri pa drejtësi”.