Konjufca, sot në dy raste, e keqpërdori postin e kryekuvendarit

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 20:11 | Nga Azdren Shala

Posti i kryekuvendarit nuk është post partiak. Edhe pse ne atë funksion personi zyrtar vjen nga një parti politike, në momentin kur mandatohet, bëhet udhëheqës i krejt Kuvendit pa dallim përkatësie politike.

Rrjedhimisht udheheqja e seancave nuk duhet të reflektojë anime partiake.

Por, a vlen kjo për Glauk Konjufcën dhe partinë e tij që institucionet e shtetit i njësojnë me partinë?

Sigurisht që jo!

Sot, në dy raste u dëshmua keqpërdorimi i postit të kryekuvendarit.

  1. Konjufca replikon si shumë herë me partitë opozitare nga karrigia e krykuvendarit, e jo siç do duhej nga foltorja e Kuvendit.
  2. Konjufca reagon nga karriga e kryekuvendarit ndaj gjuhes seksiste te Abelard Tahirit, por jo ndaj gjuhes se zv.Kryeministrit, Besnik Bislimi.

Tash, neve kjo mundet me na tingellue si normale, ama kjo eshte njejte sikur Kryeministri i vendit me dal me naj vendim edhe me thone qe, per muajin prill kane me marre ndihma ekonomike vec ata qe jane me Vetevendosjen (doren ne zemer indirekt e ka bere edhe ky ne shume raste). Hic ma pak, nuk eshte keqperdorim i funksionit kjo qe e ben Glauku prej kohesh.

Militanta, institucionet e shtetit jane te perhershme dhe te te gjithve. Partite politike vec mandatohen me i udheheqe ato. Pike!

Të ngjashme