u.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjufca në takim me shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport ka pranuar urimet për detyrën e re.
Shefi i OSBE-së ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën mëtej në procesin e demokratizimit. Z.Davnport, njëkohësisht ka përgëzuar z.Konjufca për standardin të cilin e ka vendosur Kosova me rregullsinë e procesit të fundit zgjedhor, duke inkurajuar reformimin e sistemit zgjedhor.
Ndërkaq u.d. Presidenti Konjufca, gjithashtu ka uruar z.Davenport për detyrën dhe duke falënderuar OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të institucioneve të reja sa më parë.
u.d. Presidenti Konjufca potencoi se përmbyllja me sukses e këtij procesi do të jetë kur konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, do të pasohet edhe me zgjedhjen e presidentes së vendit.