Komuna e Prishtinës ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura rreth mospublikimit të emrave të shkollave në konkursin për mësimdhënës. Komuna thotë se konkursi i publikuar më 25 korrik është në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat ligjore, Ligjin e Punës dhe të gjitha udhëzimet administrative që përcaktojnë marrëdhëniet e punësimit në sektorin publik dhe me kriteret e arsimit.
Sipas Komunës, shqetësimet e ngritura nga LDK-ja nuk qëndrojnë.
Komuna e Prishtinës thotë se është e përkushtuar që të gjithë nxënësve në të gjitha shkollat t’u ofrojë edukim të barabartë cilësor.
“Së këndejmi, mësimdhënësit e pranuar do të lidhin kontratë pune me Komunën e Prishtinës, e cila në cilësinë e punëdhënësit do t’i sistemojë ata aty ku e vlerëson se ekziston nevoja. Ngritja e nivelit të cilësisë së arsimit është prioritet i qeverisjes tonë dhe ne do ta zbatojmë me përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e Komunës.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/shoqeri/shala-konkursi-per-mesimdhenes-kunderligjor/