Konservatorët e Kurzit fitojnë zgjedhjet legjislative në Austri

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 21:05 | Nga

Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet legjislative në Austri, ato u fituan nga konservatorët e Sebastian Kurtz, i cili tani është në pozitën që të bëhet në moshën 31 vjeçare drejtuesi më i ri në Evropë, sipas rezultateve paraprake të televizionit publik. Konservatorët e OVP-së kanë marrë 30,2 për qind.

Ekstremi i djathtë FPO ka arritur 26,8 për qind, nivelin më të mirë që prej vitit 1999, duke qëndruar kokë më kokë me partinë socialste SPO të kancelarit Christian Kern, që pritet të marrë 26,3 për qind të votave.

Tre formacionet e tjera, të Gjelbërtit, partia liberale NEOS dhe lista e ekologjistit Peter Pilz, kanë shance të hyjnë në Parlament sipas këtyre rezultateve paraprake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme