Komisioni për Integrim Evropian është konstituuar sot dhe do të udhëhiqet nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi fillimisht ka folur për fushëveprimtarinë e komisionit.
“Duke pasur parasysh zhvillimin e fundit me pandeminë është lënë anash integrimi evropian”.
“Komisioni bën edhe mbikëqyrjen edhe zbatimin e MSA-së, rekomandimeve të dala nga vendi dhe si dhe prioritetet e qeverisë së Kosovës karshi BE-së. Kam vullnetin të bashkëpunojë me ju.
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se duhet të rishikohen çështjet që kanë ngecur.
“Uroj që në kuadër të këtij komisioni të arrijmë t’i qojmë përpara çështjet që kanë ngecur dhe që nuk kanë lëvizur”.
Kurse Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja tha se agjenda e këtij komisioni nuk do të jetë e lehtë.
“…për shkak të pandemisë dhe agjenda nuk do të jetë e lehtë”.
“Unë besoj që do të kemi raste që të flasim për përmbushjen e reformave evropiane, Planin kombëtar për zbatim të MSA-së”.
Më pas ajo ka kërkuar që sa më parë të prezantohet programi i Qeverisë, ngase siç thotë ajo Qeveria është e zënë me zgjedhjet në Shqipëri, raporton EO.
“Ne nuk i nënshtrohemi Qeverisë në kërkesat tona dhe iniciativa të kërkojmë vaksina, numri është i ulët dhe nuk mund të presim dhe s’ka asgjë të keqe që të tentojmë të flasim me ambasadorin, me shtetet e BE-së, dhe nuk doja që të shihej si iniciativë e opozitës po si Komision”.
“Qeveria duhet ta sjellë programin sa më shpejtë siç po duket është e zënë me zgjedhjet në Shqipëri, tha Deliu Kodra në kundërpërgjigje ndaj deputetes së VV-së Arbëreshë Kryeziu.
Pasi deputetja e VV-së tha se së paritë konsultohen me ministrin e Shëndetësisë.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha se nuk ka asgjë të keqe nëse kërkon Komisioni po edhe MSh-ja ndihmë nga vendet e BE-së për vaksinën anti-Covid.