Aleanca e të Rinjve ka konstituuar sot zyrtarisht Kryesinë e re, duke shënuar një fazë të re të organizimit dhe fuqizimit të strukturave rinore të Aleancës.
Procesi u zhvillua nën udhëheqjen e Kryetares së Aleancës së të Rinjve, Albulena Kokollari, dhe vjen si vazhdimësi e angazhimit për ndërtimin e një organizate rinore sa më aktive dhe përgatitjen për sfidat politike që e presin vendin.
Në ceremoninë e konstituimit mori pjesë edhe Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili përgëzoi Kryesinë e re dhe ritheksoi mbështetjen e plotë të Aleancës për të rinjtë, duke theksuar se ata janë forca kryesore e ndryshimit dhe garancia për të ardhmen e subjektit.
Kryesia e re përfaqëson një ndërthurje të energjisë, përkushtimit dhe ideve të reja, me synimin për ta fuqizuar zërin e të rinjve në çdo nivel të organizimit politik dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.
Aleanca e të Rinjve mbetet e përkushtuar për të qenë zëri i brezit të ri dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të rinjtë.
Në përfundim të takimit, të zgjedhurve në Kryesinë e re iu uruan suksese në ushtrimin e përgjegjësive të tyre dhe në realizimin e objektivave të organizatës.