Kontrabanda me mallra nga Serbia: Dogana rrit numrin e kontrolleve

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët doganorë gjatë javës së kaluat kanë ndërmarrë një mori aktivitetesh për luftimin e kontrabandës.

Dogana e ka rritur numrin dhe aktivitetet e kontollit fizik ndaj automjeteve, mallrave dhe personave

Dogana përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete dhe janë rezultuar 18 kundërvajtje

“Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri te patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizikë po ashtu edhe të subjekteve juridike”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Këto aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25 mijë euro. Gjithashtu, siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme