Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija sot bëri të ditur se në një ilaç për një pacient, është gjetur copë e metalit.
Vitija përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kontrata për këtë ilaç, i ka kushtuar SHSKUK-së plot 311 mijë euro.
Po ashtu, e njëjta ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2021 për kohëzgjatje prej 24 muaj.
Postimi i plotë:
Ilaçi me copen e metalit eshte prodhim nga India i kompanise Syner Medico. SHSKUK per kete ilaç ka paguar mbi 311 mije euro kompanine Liri-Med. Kontrata eshte nenshkruar ne nentor te vitit 2021 me kohezgjatje per 24 muaj.