Kontratat njëburimore janë burimi kryesor i korrupsionit

Prishtinë | 24 Nën 2024 | 17:15 | Nga Ehat Miftaraj

Kontratat njëburimore janë burimi kryesor i korrupsionit.

Ky është fakt që potencohet në raporte vendore dhe ndërkombëtare.

Vetë LVV-ja sa ka qenë në opozitë dhe shpura e saj i kanë gjykuar dhe ekspozuar si afera korruptive rastet e tenderave një-burimorë.

Ligji i Prokurimit Publik tenderat një-burimorë i përcakton si përjashtim dhe vetëm në raste shumë të kufizuara. LVV dhe klientela e saj tenderat një-burimorë i ka kthyer në rregull. Mbi 1300 tendera njëburimorë nënkupton se të gjithë këta tendera janë të dyshimtë, përjashto rastet e rralla kur kanë mundur të nënshkruhen e të mos shkelet ligji.

LVV-ja dhe njerëzit e saj që pinë nga çezma e korrupsionit të saj me paratë publike, po mendojnë se populli ua ka borxh me i mbajtë në pushtet që ata të korruptohen, të pasurohen dhe në të njëjtën kohë askush të mos ketë guximin t’iu thotë se po vjedhin.

Kur nje minister si Hekuran Murati qe del dhe i mbron kontratat njëburimore dhe korrupsionin endemik te kesaj qeverie, e vetmja zgjidhje do ishte prokuroria. E Hekurani, Albini e tjeret ne pushtet e dine qe prokuroret tane e luftojne korrupsionin veq ne tryeza e konferenca dhe ne vizita studimore qe ua organizojnë ambasadat e huaja.

Pra Kosova ka prokurori te kapur, prokurori qe as nuk dine, as nuk guxojne me i ushtru detyrat dhe obligimet e tyre me mbrojte shtetin nga korrupsioni.

E kur ska prokurori dalin kontabilistat, pecat e specat e bejnë hajgare me djersën e popullit.

Të ngjashme