Ekonomia Online
FUNDIT

Kontratat që dyshohet se sollën Telekomin në prag të falimentimit dorëzohen në hetuesi

Kontratat që dyshohet se sollën Telekomin në prag të falimentimit dorëzohen në hetuesi

Gjashtë kontrata dhe disa anekskontrata të nënshkruara nga Telekomi i Kosovës gjatë periudhës 2009-2018 janë dorëzuar në Departamentin e krimeve ekonomike nga Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike. Sipas kësaj sindikate, këto kontrata e kanë dëmtuar ndërmarrjen, duke e sjellë në gjendjen në të cilën është aktualisht, shkruan sot Koha Ditore. Kryetari i Federatës […]

Gjashtë kontrata dhe disa anekskontrata të nënshkruara nga Telekomi i Kosovës gjatë periudhës 2009-2018 janë dorëzuar në Departamentin e krimeve ekonomike nga Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Sipas kësaj sindikate, këto kontrata e kanë dëmtuar ndërmarrjen, duke e sjellë në gjendjen në të cilën është aktualisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lami Balaj, gjatë dorëzimit të tyre ka thënë se disa prej kontratave janë milionëshe, ndërsa mes tyre është edhe kontrata për operatorin virtual “Z-mobile”.

“Ne besojmë fuqishëm se duhet të zbardhen të gjitha ato që i kanë ndodhur Telekomit të Kosovës, duke filluar nga këto kontrata që i kemi dorëzuar dhe kontratave të tjera në Telekom. Një prej tyre është kontrata milionëshe me ‘Z-mobile’ dhe të tjera që janë më të vogla në shifra, mirëpo që i kanë shkaktuar miliona dëme Telekomit të Kosovës”, ka theksuar Balaj.

Tutje, ai ka folur edhe për propozimin e Qeverisë për ulje pagash të punëtorëve të Telekomit. Balaj ka pranuar se në takimin e javës që shkoi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Bordin e ndërmarrjes është diskutuar edhe për pagat. Mirëpo ka thënë se është vendim i prerë i Sindikatës që pagat të mos ulen. Daljen nga kriza financiare ai e sheh përmes hetimit të kontratave që janë bërë gjatë kësaj periudhe në këtë ndërmarrje.

Të ngjashme