Qeveria ka marr vendim për lehtësimin e masave edhe me Shqipërinë ku u vendos që qytetarët që hynë nga vendet e tjera që të mos izolohen dhe të mos e kenë testin për Coronavirus, por vetëm të kontrollohen në kufi, raporton Ekonomia Online.
Në pikën kufitare në Vërmicë numër i madh i qytetarëve i janë nënshkruar kontrolleve mjekësore, gjatë së hënës.
Kastriot Madmuja biznesmen nga Kosova, por që vepron në Shqipëri, tha se kontrollet po u bëhen normalisht.
Ai u ankua për mungesë distancës në vendet ku po kontrollohen ata që po e kalojnë kufirin.
“…na matën temperaturën po thonë mbani distancë, por me rregullore duhet me ngjit disa letra që ngjiten, por është e vështirë”.
“Jo testet nuk na kërkojnë pardje kam qenë në Durrës më kanë kthyer mbrapsht pasi jam me origjinë nga Peja, por kesh me një shok dhe nuk më lan me kaluar ai ishte i Shqipërisë”.
Durim Kaliqani qytetarë nga Shqipëria, tha se po u bëhen kontrollet në dy anët e kufirit kurse testet nuk po ua kërkojnë edhe pse e ka një të tillë, pasi e ka bërë testin më herët, raporton EO.
“Po na bëjnë kontrolle a keni pasur probleme apo jo”.
“Po e kemi testin e kemi bërë në Shqipëri, po qarkullimi po vazhdon normalisht edhe kontrollet në kufi siç duhet”.