Kontrolli i brendshëm parandalon shkeljet ligjore nëpër komuna

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 13:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të programit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale dhe funksionale”, Instituti KLGI mban punëtorinë me temën “Ngritja e kapacitetit të zyrave të auditorit të brendshëm për monitorim, vlerësim dhe këshillim”.

Kjo punëtori ka për fokus zyrat e auditorit të brendshëm me qëllim të promovimit të rolit të tyre, përmirësimit të komunikimit si dhe njohjen me standardet ndërkombëtare për praktikën profesionale të auditimit të brendshëm.

Besnik Tahiri, drejtor i Institutit të Kosovës për Qeverisje Lokale, para auditorëve ka thënë se nëse komuna ka rezultate të mira atëherë edhe shteti është funksional, raporton Ekonomia Online.

“Elementet të cilat janë më të rëndësishme në një sistem të shkallës së qeverisjes, ku dhe komuna është njësia themelore e shtetit dhe i ka detyrat kryesore në themelimin e një shteti, dhe normalisht nëse komuna ka rezultate atëherë shteti është i suksesshëm. Për të pasur suksese komuna shteti duhet me mbështet në gjithçka me menaxhimin e mirë”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tregoi që 8 komuna nuk kanë auditorë të brendshëm dhe 13 të tjera të cilat, sipas tij, nuk kanë anëtarë të mjaftueshëm të auditorëve.

“Aktualisht kemi 8 komuna që nuk kanë themeluar auditimin e brendshëm, tri prej tyre nuk e përmbushin kushtin për auditim dhe pesë të tjera gjatë kohës që kishin auditorët e brendshëm nuk kanë qenë efikase. 13 komuna të tjera nuk e kanë numrin e mjaftueshëm sipas kritereve dhe çështja e tjetër është me komunitete e auditimit ose mungojnë një pjesë të mirë të komunave përbërja e të cilave nuk është në proporcion me natyrën dhe mandatin që e kanë si komitet ose nuk janë shumë efektivë”, ka thënë Osmani.

Ai gjithashtu ka thënë se auditorët e brendshëm të komunave nuk janë të efektshëm.

Por për Auditorin e Përgjithshëm Osmani kishte pyetje nga auditorët e brendshëm të komunave.

Përfaqësuesi i komunës së Mitrovicës jugore, Nexhaf Berani, i cili mban postin e auditorit të brendshëm tha se auditorët e jashtëm nuk janë bashkëpunues karshi auditorëve të brendshëm dhe gjithashtu, sipas tij, ata nuk kanë mbrojtje pasi që kanë kërcënime nga shefat e institucioneve komunale.

“Menaxhimi i pronës por bashkëpunimi me auditorët e jashtëm është i vogël. Ata kur vijnë njëherë në vit e gjatë tërë viti nuk kemi kontakte fare, ata mundohen me na gjetur të meta se sa që shikojnë auditimin tonë, ata madje shpesh kanë thënë se puna e auditorit të brendshëm nuk korrespondon më punën e auditorit të jashtëm. Edhe neve nuk na mbron askush, sa kam parë unë në komunën e Mitrovicës vetëm 50% prej saj kam arrit me i shkru, se shpesh ndodh të na thonë ju po shkruani keq për komunat ”, ka treguar dhe të njëjtën kohë ka treguar për punën që bënë Berani, si auditor i brendshëm i Komunës së Mitrovicës.

Përgjigje për këtë kishte Osmani duke i thënë se duhet lënë shabllonet e auditmit, duke shtuar se auditorët duhet të merren më punë specifike dhe me këshillime të menaxhmentit.

“ Nga 103 raporte të cilat janë bërë gjatë kohën që unë kam ardhur në pozitë mundet me pas gabime. Një gabim veç e kam evidentuar në komunën e Suharekës, sepse edhe gabimet duhet me u përmirësua. Unë e kam kualifikuar opinionin e Komunës së Mitrovicës, e cila ka dhënë para avance dhe askush nuk është interesuar kurrë për to, kjo komunë ju ka dhënë para organizatave joshtetërore. Duhet t’i keni shabllonet e auditorit se roli i auditorit është bazë ditore që duhet më i dhënë këshilla menaxhmentim. Auditori nuk ka të bëjë me individin por me institucionet”, tha Osmani.

Në anën tjetër drejtori i Departamentit Qendror Harmonizues në Ministrinë e Financave, ka thënë se auditimi duhet të jetë i pavarur dhe se pika kyçe e një auditori të brendshëm është njohuria profesionale.

“Auditimi është i pavarur nuk është hera e parë që po flas para juve por pika kyqe është njohuria profesionale që auditori e ka krijua që është njeri i profesionit. Kjo nuk do të thotë që kjo është pavarësia që neve na lejon dhe pengon me kry punën profesionale . Por pikë tjetër është edhe çasja dhe sa na jemi në gjendje të krijojmë ura të komunikimit për palën tjetër”.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Image may contain: 5 people, people sitting, screen, office, table and indoorImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme