Kuvendi i Kosovës ka miratuar nismën e legjislacionit të kaluar që Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave (Konventa e Stambollit) ta bëjnë pjesë të Kushtetutës së Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, gjatë prezantimit të kësaj konvente tha se dhuna ndaj grave po shënon rritje, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
Ajo ka thënë se Konventa e Stambollit përcakton metoda për ndalimin e dhunës ndaj grave.
“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti, përcakton metoda për çrrënjose të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në kontekst të rritjes së barazisë , de jure dhe de facto”, tha Osmani.
Ajo tha se votimi i kësaj konvente është obligim
“Vota pro këtij amendamenti është vetëm një kërkim falje që nuk arritëm të bëjmë asgjë t`i mbrojmë gratë, përpara se të vriten. Ndaj sot kjo votë shkon për Valbona Markun dhe vajzën e saj Klarën, Zejnepe Bytyçin, Diana Kastratin, Donjeta Pajazitajn, Antigona Morinën, Diana Zhubin, Sevdije Berishën dhe shumë të tjera që pësuan, teksa shteti dështoi t`u ofrojë siguri”, tha ajo.