Konya premton ndërtimin e një qendre moderne të autizmit në Prishtinë

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 10:03 | Nga

Një delegacion i Komunës së Prishtinës i përbërë nga nënkryetari Selim Pacolli, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Arben Vitia, si dhe znj. Linda Spahiun dhe  Mimoza Sylejmanin nga zyra e regjenerimit urban, bashkë me përfaqësuesen e shoqatës të Down Syndrom Kosova,  Sebahate Hajdini-Beqiri, dhe përfaqësuesin e shoqatës Autizmi,  Arif Daka, u pritën nga kryetari i Serçuklu-Konya në Turqi, Uğur İbrahim Altay.

Gjatë këtij takimi  Pacolli shprehu falënderimin për ndihmën e ofruar nga Krahina e Konyas për mbështetjen në ndërtimin e qendrës për autizëm dhe sindromë Down në Prishtinë.

Krahina e Konyas ka një nga qendrat më moderne të autizmit në Evropë dhe  Altay u zotua se do të ndihmojë edhe Komunën e Prishtinës që përmes TIKA-s, të ndërtohet edhe në Prishtinë një qendër e ngjashme, që do t’iu ofrojë shërbime cilësore këtyre grupeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme