Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se komisioni për hartimin e Ligjit për Qeverinë është në përfundim të punës së vet.
“Në takimin e Komisionit, konstatuam se Ligji për Qeverinë, është ligji i dytë më i rëndësishëm për administratën e shtetit, pas miratimit të pakos së reformave shtetërore”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shkruar se javën tjetër do të fillojnë konsultimin e brendshëm për të vendos tutje ligjin në konsultim publik.