Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambientit, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, krye-shefin e DAPK-së, me zyrtarët përgjegjës dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Temë e diskutimit në takim ishte “Trajtimi i uzurpimeve të pronave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shqyrtimin e vlefshmërisë së lejeve të sharrave”.
Të pranishmit u pajtuan që gjatë këtij takimi të merren konkluzione të përbashkëta të cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ambientit dhe zbatimin e ligjit në zonën e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Nga ky takim u nxorën këto konkluzionet si në vijim: