Korea e Veriut: Raketa e re mund të arrijë çdo vend në ShBA

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 08:48 | Nga

Koreja e Veriut ka deklaruar që ka testuar me sukses një tip të ri të raketave interkontinentale (ICBM), e cila mund të arrijë tërë kontinentin e Shteteve të Bashkuara.

Në televizionin shtetëror të këtij vendi është thënë që Koreja e Veriut ka realizuar misionin e saj që të bëhet një shtet nuklear.

Raketa Hwasong-15, e përshkruar si më e fuqishmja, është lansuar orët e para të ditës së mërkurë.

Ajo ka rënë në ujërat japoneze dhe ka përshkuar një lartësi më të madhe se raketat e tjera të testuara më parë nga Koreja e Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme