Koreanët “festojnë” Vitin e Ri dhe 10 vjet pushtet të Kim Jong

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Virusi nuk ka vend në vendin më të izoluar në botë. Mbase për këtë arsye, tubimi i mijërave vetave para komitetit qendror, nuk ishte problem.

Ata u thirrën këtu, për ta pritur momentin e ndërrimit te moteve dhe për të përjetuar me pas shfaqjen e madhe  të Vitit të Ri.

Pjesë e rëndësishme e kësaj kremte për ta ishte edhe ngritja e flamurit kombëtar ndërsa lideri Kim Jong-un shënoi edhe 10 vjetorin e tij në pushtet.

Pas kësaj ceremonie qielli u ndriçua me fishekzjarre.

Kësi feste nuk pati në shtetin vëlla jugor të Koresë së Veriut. Seuli zyrtar anuloi gjithçka, përfshirë ceremoninë tradicionale të ziles së Vitit të Ri, për shkak të frikës së infektimit të njerëzve potencialisht të tubuar me variantin e ri omikron të koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme