Pjong-jangu nuk pret që ndonjë shtet tjetër përveç SHBA-së të fillojë sulm nuklear dhe për këtë arsye Koreja Veriore do të bëjë kundërsulm vetëm kundër Uashingtonit, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
“Besojmë se ShBA dhe jo ndonjë shtet tjetër, do të fillojë sulm nuklear kundër nesh. Përgjigjja jonë nukleare do të ketë për cak vetëm ShBA, por jo edhe ndonjë vend të tretë”, tha Choe Son në konferencën për mos zgjerimin e armatimit nuklear në Moskë.