Koronavirusi nuk i ndalon klientët e “Prince Coffee House” në New York

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz kanë frikë të ushqehen jashtë vendbanimeve të tyre apo edhe të shoqërohen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Por i njëjti skenar nuk qëndron edhe në kafenenë “Prince Coffee House” në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan bronx.news12.com.

Ky lokal po vazhdon të vizitohet çdoherë e më shumë – sidomos nga shqiptarët të cilët thonë se është në kulturën e tyre që të pinë kafe pa marrë parasysh orën ose ditën.

“Nuk ka asnjë virus që mund t’i ndalojë shqiptarët, më besoni. Kjo është një kafene shqiptare, kështu që ata vijnë gjithmonë edhe kur ka borë apo në raste të tjera”, ka thënë punonjësi Florian Lota.

Jo të gjitha kafenetë në “Arthur Avenue” janë të frekuentuara sikurse “Prince Coffee House”. Disa nga to kanë pësuar rënie drastike dhe janë boshatisur për shkak të përhapjes së pandemisë.

Të ngjashme