Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më të gjitha të mirat që ju vijnë nga konsumimi i tij.

Ju mbron nga diabeti

Hulumtuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit kanë grupuar rezultatet e tyre studimeve që kanë pasur për bazë historinë mjekësore dhe jetësore të rreth 200.000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të operatorëve të cilët nuk vuanin nga sëmundje të zemrës, diabeti apo kanceri.

Ndjekja e tyre në vazhdim tregoi se, konsumimi i produkteve të qumështit në përgjithësi dhe i kosit në veçanti, nuk ka ndonjë efekt në rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Probiotikët luftojnë metalet

Kosi me përmbajtje probiotike (probiotikët janë një formë e mirë e baktereve që gjenden në stomakun tonë, ata merren edhe nëpërmjet ushqimeve) mund të zvogëlojë absorbimin e disa metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore deri në 78% te gratë shtatzëna. Studimi i kryer nga shkencëtarët e Qendrës Lawson të Institutit të Kërkimeve mbi Shëndetësinë në Kanada, ofron provën e parë klinike se një sasi kosi probiotik mund të përdoret për të zvogëluar rreziqet shëndetësore të lidhura me merkurin dhe arsenikun.

Kundër depresionit

Studimet te minjtë kanë treguar se substanca probiotike e kosit i bën shumë të qetë ata pas një sjelljeje depresive. Ndërsa studimet te njerëzit deri më tani për ketë këndvështrim janë të pakta, por premtuese. Ndërkohë, ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se kosi ka një ndikim pozitiv në këtë çështje.

Më pak diarre nga antibiotikët

Në 2012, një meta-analizë e studimeve të mëparshme e botuar në JAMA ka treguar se konsumimi i probiotikëve lidhet me një rrezik të reduktuar të diarresë. Në 63 studime rastësore, me një total prej rreth 12.000 pjesëmarrësish, përdorimi i probiotikëve u lidh me një rrezik prej 42 për qind më të ulët të zhvillimit të diarresë, në krahasim me grupin e kontrollit që nuk përdorën probiotikë.

Një ndihmës i madh i djegies së yndyrave

Nëse po ndiqni një dietë për të humbur disa kile, jini të vëmendshëm që pjesë të saj të bëni edhe kosin dhe sidomos atë pa yndyrë. Një studim i një viti më pas, i kryer nga Universiteti i Tenesit, ka zbuluar se personat që përfshinin kosin pa yndyrë në programin e tyre të humbjes së peshës, humbnin më shumë kile në krahasim me ata që kishin reduktuar vetëm kaloritë.

Ngrënësit e kosit humbën 22 për qind më shumë peshë, 61 për qind më shumë yndyrë të trupit dhe 81 për qind më shumë yndyrë të barkut gjatë 12 javëve të studimit. Kosi përmban proteina dhe elemente fermentues që ndihmojnë në tretje. Këta janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.

Të ngrënit kos për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmit nuk i shkaktohen probleme. Për të çliruar energji të mjaftueshme, konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjerë. Kosi është zëvendësues i mirë dhe më se i shëndetshëm. Është zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ai “fast food” (ushqimi i shpejtë) arrijnë të zvogëlojnë probiotikun.

Edhe përdorimi i antibiotikut madje e redukton këtë lloj substance. Kosi është një burim i shëndetshëm i probiotikut në shumë prej rasteve, kur ai bëhet vetë. Nëse blihet, elementë të tillë edhe mund të hiqen gjatë prodhimit.

Të ngjashme