Kosnett mirëpret vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve të korruptuar, kërkon veprime të tilla nga të gjitha partitë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur vendimin e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, për të liruar nga detyra zyrtarët të cilët kanë probleme me ligjin.

Përmes twitter, ambasadori amerikan thekson që tutje pritet të shihet zbatimi në përpikshmëri i këtij vendimi, njofton Klan Kosova.

”Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga zyra publike është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?”

Të ngjashme