Kosnett takon Thaçin, Veselin dhe Haradinajn

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimet e fundit politike rreth dialogut dhe taksës ndaj Serbisë pritet të jenë tema më e rëndë edhe e ditës së sotme për institucionet e Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë filluar para pak çastesh takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Takimi po mbahet në Zyrën e Presidentit. Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe dje kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi ShBA-ja kërkon pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme