Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale, shqetësuese largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 09:59 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman. Largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së, sidomos në Gjermani, ishte çështje diskutimi mes dy delegacioneve, raporton Ekonomia Online.

Takimi synon të gjejë mënyra bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e shëndetësisë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale, Fatmire Kollçaku, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit në funksionalizimin e ndërmarrjeve sociale.

“Qeveria po subvencionon qytetarët në pajisje efiçiente dhe po bëjmë ndryshime të mëdha në pjesën e legjislativit për të përmirësuar jetën sociale në Kosovë. Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të madh në fushën e shëndetësisë, dëshira jonë mbetët që mjekët tanë të përfitojnë nga avancimet në mjekësi në shtetin tuaj dhe këto përvoja t’i sjellin në vendin e tyre. Pra qëllimi ynë është që ata të kthehen në Kosovë dhe të kontribuojnë në vendin tonë. Sigurisht për ne është më rëndësi të dimë për mirëqenien e gjithë kosovarëve në Gjermani, jo vetëm për ata që janë atje me kontrata pune, por edhe kosovarët që kanë shtetësi gjermane”, tha ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se është e nevojshme që të gjendët një mundësi për kontroll shtetëror për pjesën deficitare të profesionisteve shëndetësor të Kosovës, që të këtë marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve, në specializime dhe përvoja tjera, që ndihmojnë shëndetësinë në Kosovë dhe jo vetëm të ikin profesionistët.

“Është tepër e rëndësishme që të kemi komunikim më të shpeshtë. Jam tepër falënderues për përkrahjen e madhe që ka dhënë populli gjerman dhe Gjermani në luftimin e covid-19. Kohëve të fundit ka pasur lëvizje të mëdha të infermierëve dhe mjekëve për në Gjermani. Mënyra të kenë marrvejshe konkrete dhe te qarat sa i përket mbulueshmëri së këtij sektori”, tha Zemaj.

Deputeti gjerman, Carl-Julius Cronenberg, theksoi rëndësinë e sigurimit shëndetësor në Kosovë, që sipas tij do të krijonte një standard të ri në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

“Kosova pas disa viteve do te mund t’i bashkohet BE-së dhe kjo na gëzon neve, me gjithë vështirësitë që po kalon tash në fazën e dialogut me shtetin fqinj.  Aspektet e shëndetësisë, nuk është pse Gjermania është atraktive për profesionistët shëndetësor, por që Kosova ka nevojë për një sistem solid shëndetësor, duke nisur nga sigurimet shëndetësore, dhe çka mund të bëhet është një bashkëpunim më i madh ndërmjet klinikave të të dyja vendeve. Gjermania ka interes ta shoh Kosovën në Be, për të pasur më lehtë bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve”, tha Cronenberg.

Anelika Gluückner, tha se kjo vizitë në rajon do të ndikojë që të njohim sa më shumë nevojat për përmirësim të jetës sociale-shëndetësore në vendet tona.

“Për në është me interes që të lidhim sa më shumë marrëveshje, dukë pasur parasysh situatat në të dyja vendet, kemi marrëveshje me Indinë dhe vende tjera nga Azia.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Gjermania që të ketë ndikim tek investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, vendi ka papunësi dhe varfëri të madhe.

“Papunësia është e madhe dhe e lartë në Kosovë, edhe pse ka pak përmirësim, por jemi larg atyre synimeve tonë që janë me BE. Ne kemi ngecur shumë, ne si shtet i ri para vetës e kemi një shtet të fuqishme siç është Gjermania që kërkojmë nga ju që të ndikon edhe tek investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë sepse kjo ul varfërinë dhe papunësinë”,  tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmendi sfidat që kanë qytetarët në trajtim shëndetësor në mungesë që sigurimeve shëndetësore.

“Mbështetja e Bundestagut gjerman për këto 25 vite ka qenë tepër e madhe, dhe në vazhdimësi preokupimet dhe problemet tona janë për shkak të mungesave të fondeve. Kur nuk ka fonde publike, qytetarët detyrohen t’i paguajnë vet shpenzimet, ata ta cilët nuk kanë që ta paguajna një operacion, presin deri në 4 vjet për një operim, ata që kanë shkojnë në klinika private, prandaj na duhet ligji për sigurime shëndetësore, që të gjithë të trajtohen njëjtë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme