Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë zotuar për hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmarrin të dyja palët në aspekt legjislativ dhe teknik, me qëllim që të përshpejtohen procedurat, në mënyrë që në afatin më të shkurtër të mundshëm të hiqet Roamingu mes dy vendeve.
Në këtë linjë ishte takimi i delegacioneve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë të kryesuar nga Ministri Valdrin Lluka dhe Zëvendësministrja, Dorina Çinari, ku mori pjesë edhe sponsoruesi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për heqje të Roamingut, deputeti Dardan Molliqaj, si dhe Kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.